AKTUALITET /

Shqipëria në fl*kë! Qindra banorë të evakuuar nga Delvina e Gramshi! Situatë e rëndë, vatër e re zjarri rrezikon Gjirokastrën

Banorë në fshatra të qarqeve të ndryshme janë evakuuar nga banesa për të shmangur rrezikun. Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu bën me dije se në Delvinë pas disa orëve luftë me flakët, nuk rrezikohen më banesat.

Shkruar nga Versus
Shqipëria në fl*kë! Qindra banorë të evakuuar nga
Foto nga situata në Delvinë

Vendi u përball dje me një situatë emergjente sa i takon vatrave të zjarrit të përhapura në Delvinë dhe Gramsh duke bërë që një 80 vjeçar të humbte jetën dhe disa të tjerë të dëmtoheshin si pasojë e asfiksimit nga tymi.

Situata më dramatike u paraqit në Delvinë ku banorët u evakuuan për të shmangur rrezikimin e jetës së tyre pasi flakët po u afroheshin shtëpive në një situatë që dukej tepër dramatike. Aktualisht mësohet se një pjesë e madhe e forcave zjarrfikëse dhe atyre të armatosura janë zhvendosur në Delvinë për të tentuar shuarjen e flakëve, ndërsa sipas ministrit të Mbrojtjes Pirro Vengu, nuk ka më rrezik për banesat.

Zjarri në Delvinë rrezikoi banesat e banorëve të fshatrave Pecë, Kranë, Krongj, Kardhikaq dhe Sirakat. Për shuarjen e flakëve janë angazhuar 2 avionë grekë PLZ, 1 helikopter çek dhe një sllovak.

Shqipëria në fl*kë! Qindra banorë të evakuuar nga

Në informacionin e dhënë nga ministria thuhet se në gjithë vendin aktualisht janë 27 vatra zjarri aktive. Një tjetër vatër e rrezikshme raportohet në fshatin Hormovë të bashkisë Tepelenë ku mësohet se që prej orës 04:00 të mëngjesit forcat e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi, po punojnë për të izoluar flakët duke mos lejuar që të përhapen edhe në Gjirokastër. Për shkak të bimësisë së dendur dhe afërsisë me disa fshatra, zona paraqet rrezik të lartë. Versus.al

Poll