AKTUALITET /

Flet i irrituar vëllai i shqiptarit të ekzekutuar në Francë: Nëse quhet bandë kur je me pica në duar...

Ai pohoi se vdekja e të vëllait kishte ardhur si pasojë e mbrojtjes së djalit të tij dhe nipit, të cilët mbetën të plagosur rëndë nga atentati

Shkruar nga M.H
Flet i irrituar vëllai i shqiptarit të ekzekutuar në Francë:
Foto e viktimës, Ylli Bezhani

Vëllai i shqiptarit të ekzekutuar tragjikisht në Francë ka dhënë një deklaratë duke paraqitur detaje mbi vrasjen e 47-vjeçarit dhe plagosjen e djalit dhe nipit të tij.

Ai pohoi se vdekja e të vëllait kishte ardhur si pasojë e mbrojtjes së dy të rinjve, të cilët mbetën të plagosur rëndë nga atentati.

Saimir Bezhani është lutur të mos hidhet baltë mbi emrin e të vëllait.

'Po hidhet baltë mbi të vdekurin për të shitur një lajm dhe kjo është skandaloze. Vëllai im ka që në 2000 në Bërdo. Është sipërmarrës ndërtimi me licencë që nuk e kanë diskutuar as policia në Francë dhe as tatimet. Kur pashë komentet se kështu ndodh me bandat. Djali im, nipi dhe vëllai ishin me pica në dorë. Nëse quhet bandë kur je me pica unë jam i irrituar' tha ai për Report Tv.

Ndërsa i pyetur për autorin që kreu krimin, i cili përfundoi me marrje jete ai tha se nuk kanë njohje me të, por dyshojnë se është një azilant.

Ai tha gjithashtu se në kohën kur u krye atentati ky i fundit bashkë më të birin dhe nipin kishin qenë duke ngrënë pica, ndërkohë që Ylli Bezhani njihej në Francë si një sipërmarrës ndërtimi.

I biri 24-vjeçar i viktimës dhe nipi 21 vjeç (djali i Saimirit) bashkë me një tjetër shqiptar mbetën të plagosur njëri në krah e tjetri në këmbë.

Saimir Bezhani hodhi poshtë gjithashtu të gjitha akuzat se atentati kishte ndodhur, pasi i vëllai i tij ishte i përfshirë në banda kriminale.

Autori, i cili lëvizte me një skuter elektrik hapi zjarr drejt shqiptarëve. Ai shkarkoi karikatorin e tij drejt tyre dhe më pas u largua menjëherë. Policia është në kërkim të tij, por deri më tani nuk ka asnjë informacion. Bezhani humbi jetën për shkak të plagëve të marra. Djali i tij 24-vjeçar ndodhet gjithashtu në gjendje kritike për jetën. Prokurori i Grenoble, Eric Vaillant, njoftoi se është hapur një hetim për “vrasje” dhe “tentativë vrasjeje”./ Versus.al

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: