AKTUALITET /

Florjan Binaj rikthehet në punë pas anulimit të zgjedhjeve në Tiranë: S'kam luks për pushime reflektuese!

Binaj do kandidonte për bashkinë e Tiranës si kandidat i pavarur, por kishte marrë dhe përkrahjen e plotë e kishte marrë nga opozita.

Shkruar nga Versus
Florjan Binaj rikthehet në punë pas anulimit të zgjedhjeve
Florjan Binaj

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj, është rikthyer në detyrën e tij si drejtues i emisionit investigativ “Piranjat”.

Ai kishte dhënë dorëheqjen për të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme të Tiranës, të cilat u anuluan nga Gjykata Kushtetuese, duke e lënë në detyrë sërish Erion Veliajn.

Binaj do kandidonte për bashkinë e Tiranës si kandidat i pavarur, por kishte marrë dhe përkrahjen e plotë e kishte marrë nga opozita.

Në hapje të emisionit, Binaj theksoi se nuk mund të qëndronte pa punë dhe se data e ardhshme e zgjedhjeve në Tiranë mbetet e paqartë, por shtoi se pavarësisht situatës, nuk heq dorë nga kandidimi.

“Gara për Tiranën u ndal, dy ditë më pas u ktheva në punë. Nuk e kam luksin të bëj pushime reflektuese. Unë kam luksin vetëm të punoj, dhe të mos dorëzohem.

U ktheva tek Piranajt, tek kolegët e mi, të ngre zërin, të denoncoj të keqen, dhe të mbroj njerëzit nga keqqeverisja. Kandidimi im kishte një qëllim, të çrrënjoste korrupsionin nga Bashkia e Tiranës dhe ta kthente bashkinë në shërbim të njerëzve. Ngjarjet e ditëve të fundit po tregojnë në mënyrë dramatike se e keqja dhe korrupsioni kanë kapur palcën e pushtetit dhe që andej çdo qelizë të tij. Është e njëjta frymë, i njëjti stil si me 5D e Tiranës. Është dëshmia ë me qartë se në këtë vend, nuk ka vetëm politikanë të korruptuar, por dhe një administratë e tërë në shërbim të tyre.

Kjo qeverisje, kjo administratë, ky sistem nuk do të zgjedhë asnjëherë asgjë sepse nuk është ndërtuar për të zgjidhur, është ndërtuar vetëm për të vjedhur”, është shprehur Binaj./Versus.al

Poll