AKTUALITET /

Fluks automjetesh në Kakavijë, pala greke punon me 'sforco minimale'

Pala greke punon me 2 sportele, ndërsa ajo shqiptare me 7 sportele.

Shkruar nga Versus
Fluks automjetesh në Kakavijë, pala greke punon me 'sforco
Fluks automjetesh në Kakavijë

Në doganën e Kakavijës ashtu siç pritej, është shënuar një fluks i madh i kthimit të emigrantëve shqiptarë për të festuar festat e fundvitit me familjarët e tyre në Shqipëri.

Aktualisht pala shqiptare e doganës po punon me 7 sportele, ndërsa ajo greke me 2 sportele duke bërë që të ketë radhë automjetesh në tokën greke.

Edhe fluksi i lëvizjes nga vendi ynë në drejtim të shtetit grek është i konsiderueshëm në këtë periudhë. Mësohet se gjatë këtyre dy ditëve të fundit në të dyja anët e kufirit kanë lëvizur rreth 20 mijë persona.

Fluks i shtuar mbërritjesh vihet re edhe në portet e vendit me shqiptarët që kthehen me tragete nga Italia. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: