
Situata në pikën kufitare të Qafë Botës vijon të mbetet problematike në doganën greke. Radhët dhe vonesat vijojnë për shkak të mënyrës së organizimit të punës nga pala greke e cila punon me vetëm një sportel në hyrje dhe dalje duke sjellë trafik të rënduar të udhëtarëve në të dy krahët e kufirit.
Në fillim të javës pritet zëvendësimi i personelit dhe marrja e masave për lehtësimin e qarkullimit në këtë pikë kufitare, ndërsa fluksi pritet të rritet në ditët në vijim për shkak të kulmimit të sezonit veror. Versus.al







