AKTUALITET /

Dosja 339, GJKKO dënon kreun e klanit Avdyli në Shijak

Emri i Astrit Avdylit është përmendur në disa dosje kriminale për trafik droge, vrasje e armëmbajtje pa leje.

Shkruar nga Versus
Dosja 339, GJKKO dënon kreun e klanit Avdyli në Shijak
Astrit Avdylaj

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 12 vite burg Astrit Avdylin, njërin prej krerëve të klanit Avdyli në Shijak. Bëhet fjalë për dosjen 339 e cila u bë publike pas disa përgjimeve të publikuara nga gazeta gjermane BILD.

Avdylaj u gjet fajtor për veprën penale të trafikut ndërkombëtar të drogës dhe për grup kriminal. Bëhet fjalë për laboratorin e heroinës të zbuluar në Has në vitin 2018. Droga transportohej nga Turqia për t'u trafikuar më pas në Itali e vende të tjera të Evropës.

Astrit Avdyli alias Balliu u arrestua më 29 qershor të vitit 2024 në vilën e tij në Shijak pasi dyshohet si i përfshirë edhe në dosje të tjera kriminale. Versus.al

Poll