AKTUALITET /

FOTO/ Anija shqiptare “Lissus” shpëton 25 emigrantë në Egje, në mesin e tyre dhe 8 fëmijë

Në bord ndodheshin 8 meshkuj, 9 femra dhe 8 fëmijë, kryesisht me kombësi afgane dhe siriane.

Shkruar nga Versus
FOTO/ Anija shqiptare “Lissus” shpëton 25 emigrantë
Pamje nga operacioni

Anija shqiptare “Lissus” P-133, pjesë e misionit në detin Egje, zhvilloi një operacion kërkim-shpëtimi (SAR) në bashkëpunim me Rojen Bregdetare Turke, duke shpëtuar 25 emigrantë.

Gjatë patrullimit, ekuipazhi i P-133 vuri re një gomone me emigrantë që ishte nisur nga brigjet turke dhe ndërhyri menjëherë për t’u ardhur në ndihmë.

Në bord ndodheshin 8 meshkuj, 9 femra dhe 8 fëmijë, kryesisht me kombësi afgane dhe siriane.

Falë veprimit të shpejtë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, operacioni përfundoi me sukses, duke siguruar shpëtimin dhe transportin e emigrantëve drejt autoriteteve përgjegjëse./Versus.al

Poll