AKTUALITET /

FOTO/ “Mos ma përktheni të ardhmen”, mesazhi i vogëlushit në protestën e studentëve shqiptarë në Shkup

Në protestën e studentëve shqiptarë në Shkup, vëmendje të veçantë mori një pankartë e mbajtur nga një fëmijë me mesazhin: “Mos ma përktheni të ardhmen!”, e cila u konsiderua simbolike nga pjesëmarrësit. Protesta u zhvillua në mbështetje të përdorimit të gjuhës shqipe në provimet e jurisprudencës dhe me pjesëmarrje nga treva të ndryshme shqiptare.

Shkruar nga Versus

FOTO/ “Mos ma përktheni të ardhmen”, mesazhi i

Studentë dhe qytetarë shqiptarë kanë protestuar në Shkup, duke kërkuar dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë Igor Fillkov dhe kryeministrit Hristijan Mickoski, pas kundërshtimeve për zhvillimin e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Gjatë protestës, pjesëmarrësit mbanin pankarta të shumta, ndërsa një nga momentet më të veçanta u bë pankarta e një fëmije me mbishkrimin: “Mos ma përktheni të ardhmen!”.

Sipas organizatorëve, në protestë morën pjesë studentë nga Tetova, Struga, Kosova dhe treva të tjera shqiptare. Policia ka qenë e pranishme gjatë gjithë marshimit.

Organizatorët pretendojnë se disa autobusë me studentë nga Kosova dhe Shqipëria janë devijuar pas kontrolleve policore, duke e konsideruar këtë si përpjekje për pengim të pjesëmarrjes. Gjithashtu, është raportuar për arrestimin e tre personave gjatë protestës.

Kjo është protesta e dytë e studentëve shqiptarë pas refuzimit të kërkesave të tyre nga Ministria e Drejtësisë, ndërsa më herët protestuesit ishin mbledhur edhe më 6 prill 2026 në Shkup për të kërkuar respektimin e të drejtave gjuhësore.

Poll