AKTUALITET /

FOTO/ Pamjet duke u djegur të makinës së atentatit me tre viktima në Memaliaj

Versus.al ka siguruar disa pamje nga momenti kur BMW-ja është ende në flakë. Mësohet se zjarri ka përfshirë edhe një ndërtesë të pabanuar aty pranë.

Shkruar nga Versus

FOTO/ Pamjet duke u djegur të makinës së atentatit me tre viktima

Autorët e masakrës në Memaliaj, pas ngjarjes u larguan me shpejtësi dhe makinën e dogjën në në fshatin Bejaj të Mallakastrës.

Versus.al ka siguruar disa pamje nga momenti kur BMW-ja është ende në flakë.

Mësohet se zjarri ka përfshirë edhe një ndërtesë të pabanuar aty pranë.

Brenda makinës, u gjetën dhe armët që dyshohet se janë përdorur në atentat. Ndërkohë, për kapjen e autorëve janë ngritur disa postoblloqe në autostradën Levan-Tepelenë.

Shyqo Kalemi, Gledio Muka dhe Marsel Çela u qëlluan me armë duke mbetur të vdekur, ndërkohë shënjestër ishte Kalemi dhe pista kryesore që po hetohet është ajo e hakmarrjes.

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: