Një godinë e vjetër e pabanuar në kalanë e Elbasanit është përfshirë nga flakët.
Në vendngjarje kanë shkuar mjetet e shërbimit zjarrfikës dhe një numër i madh punonjësish të cilët po punojnë për izolimin e flakëve.Paraprakisht nuk janë të qarta shkaqet e këtij zjarri i cili duket i vështirë për tu vënë nën kontroll të plotë për momentin./Versus.al







