AKTUALITET /

Tentoi të fuste 1.2 tonë naftë kontrabandë në vend, arrestohet 39 vjeçari në Kukës! E transportonte me furgon

I arrestuari futej ilegalisht nga Kosova, duke shmangur kontrollin doganor.

Shkruar nga Versus

Tentoi të fuste 1.2 tonë naftë kontrabandë në vend,

Kukës- Një 39 vjeçar me iniciale V.S është arrestuar nga policia në rrugën rurale që lidh qytetin me fshatin Pakisht pasi u kap në tentativë për të kaluar me 1.2 tonë naftë kontrabandë.

Mësohet se 39 vjeçari kishte hyrë nga kufiri i Kosovës pa kaluar në pikën kufitare mes dy vendeve, duke iu shmangur kështu kontrollit doganor.

Gjatë kontrollit të bërë në mjetin tip furgon, iu gjetën dhe sekuestruan bidonë të mbushur me naftë, të cilët në total arrinin sasinë e 1.2 tonësh.

Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë” dhe “Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”. Versus.al

Poll