AKTUALITET /

FOTO/ Plagosi të riun që përfundoi në gjendje kome, zbulohet identiteti i autorit! Ishin njohur në burg

Shkruar nga Versus
FOTO/ Plagosi të riun që përfundoi në gjendje kome, zbulohet
Foto: Jorgo Rustemi, autori i plagosjes së Kostandin Ziut në Korçë

Personi që shihni në foto është 22 vjeçari i cili plagosi me thikë Kostandin Ziun, të riun që aktualisht ndodhet në gjendje kome për shkak të plagës së marrë pas qafe.

Jorgo Rustemi u arratis nga vendngjarja dhe burime bëjnë me dije se ishte nën shoqërinë e një vajze. Më tej mësohet se si autori po ashtu edhe 26 vjeçari i plagosur kanë lëvizur me një automjet tip “Renault” të marrë me qira dhe sherri mes tyre ka ndodhur jashtë një lokali në rrugën “Viktor Eftimiu”.

Rustemi është emër i njohur për policinë pasi rezulton të jetë arrestuar në 2020-ën për shitjen dhe prodhimin e kanabisit dhe më pas ka vuajtur dënimin në burgun e Peqinit ku është takuar edhe me 26 vjeçarin Kostandin Ziu i cili vuante dënimin për të njëjtën akuzë. Versus.al

Poll