Korçë- Ka përfunduar në gjendje kome 26 vjeçari Kostandin Ziu i cili mbeti i plagosur me thikë në qafë pas një konflikti fizik që pati në lagjen nr.10.
Autori 22 vjeçar Jorgo Rustemi ka lënë një mjet të marrë me qira prej tij në vendngjarje dhe më pas është larguar i shoqëruar nga një vajzë. Mësohet se kjo e fundit ka qenë e pranishme gjatë përplasjes fizike mes tyre të rinjve.
I plagosuri Kostandin Ziu, ishte liruar nga burgu i Peqinit vetëm dy javë më parë. Ende nuk dihet motivi i ngjarjes së rëndë të ndodhur. Ndërsa një grup hetimor po punon për kapjen e autorit dhe zbardhjen e krimit. Versus.al







