AKTUALITET /

I riu shkoi në spital i plagosur me thikë në qafë, zbardhet ngjarja në Korçë! Në kërkim 22 vjeçari

Shkruar nga Versus

I riu shkoi në spital i plagosur me thikë në qafë, zbardhet

Korçë- Një 26 vjeçar u paraqit mbrëmjen e djeshme në spitalin e Korçës pasi ishte dëmtuar me thikë në qafë.

Policia ka njoftuar sot se bëhet fjalë për një plagosje gjatë një sherri fizik me një 22 vjeçar. Është identifikuar edhe autori Jorgo Rustemi i cili ka qëlluar Kostandin Ziun me thikë në qafë gjatë konfliktit në lagjen nr.10 të qytetit.

‘Nga hetimet paraprake të kryera  dyshohet se shtetasi Kostandin Ziu, 26 vjeç, është dëmtuar me mjet prerës nga shtetasi J. R., 22 vjeç, gjatë një konflikti fizik.  Shërbimet e Policisë  vijojnë kontrollet për kapjen e 22- vjeçarit J. R’, thuhet në njoftim.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit. Versus.al

Poll