AKTUALITET /

FOTOT/ S’ka surpriza, vijon avazi! Dalin tezat e provimit të Gjuhë Shqipe-Letërsi

Megjithatë pa nisur mirë provimi, me gjasë pa i lexuar të gjitha pyetjet vetë maturanti me fletën në dorë, teza e gjuhë-letërsisë ka qarkulluar në rrjet.

Shkruar nga Versus
FOTOT/ S’ka surpriza, vijon avazi! Dalin tezat e provimit të
Foto ilustruese

Rreth 27 mijë maturantë në gjithë vendin do të provojnë veten në provimin e Gjuhë Shqipe dhe Letërsisë. Provimi nisi në oën 10 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta. Megjithatë pa nisur mirë provimi, me gjasë pa i lexuar të gjitha pyetjet vetë maturanti me fletën në dorë, teza e gjuhë-letërsisë ka qarkulluar në rrjet.

Si gjithnjë përsëritet e njëjta skemë, tezat publikohen, ministria e Arsimit thotë se nuk cenohet procesi dhe presim deri në provimin e radhës ose deri vitin tjetër që kjo gjë të përsëritet, jo të ndryshohet.

 Ministria thotë se nuk cenohet procesi dhe uron u uron zakonisht suksese maturantëve (ende nuk ka dalë një reagim, por pritet të jetë i ngjashëm me reagimin që patën për tezën e anglishtes, e reagimet në tërësi që kanë patur saher ky proces nuk ndjek rregullat e caktuara).

Gjatë provimit ndalohet përdorimi i telefonave celularë, orëve inteligjente dhe çdo pajisjeje tjetër teknologjike. Testi duhet plotësuar me stilolaps me një ngjyrë të vetme dhe maturantët janë të detyruar të firmosin në momentin e marrjes dhe dorëzimit të testit.

Maturantët do t’i nënshtrohen provimit të lëndës së Matematikës më 17 qershor dhe provimit të Lëndës me Zgjedhje më 24 qershor.

Më poshtë gjeni fotot nga teza e Gjuhë-Letërsisë. Versus.al

Poll