AKTUALITET /

Matura shtetërore, sot provimi në Gjuhë Shqipe dhe Letërsi, 27 mijë nxënës testojnë njohuritë e tyre

Në provimin e gjuhës së huaj më 3 qershor, u publikuan online tezat e testimit.

Shkruar nga Versus

Matura shtetërore, sot provimi në Gjuhë Shqipe dhe Letërsi,

Rreth 27 mijë nxënës maturantë do të zhvillojnë sot provimin e dytë të maturës shtetërore në lëndën e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.

Të gjithë nxënësit duhet të jenë të pranishëm në ambientet e shkollës në orën 08:30, ndërsa provimi do të nisë në orën 10:00 për të përfunduar më pas në orën 12:30. Ashtu siç u njoftua në provimin e gjuhës së huaj që u mbajt më 3 qershor, risi për këtë vit është vendosja e testeve të personalizuara për maturantët me aftësi të kufizuara.

Janë ngritur 145 qendra testimi sipas standardeve, ndërsa 640 mësues janë përfshirë në procesin e vlerësimit.

Në provimin e gjuhës së huaj, ashtu siç tashmë është bërë “zakon”, u publikuan sërish online disa prej tezave. Ministria e Arsimit tha se ky akt nuk e cënon integritetin e procesit dhe të punës së bërë prej mësuesve.

Provimi i radhës është ai i Matematikës më 17 qershor, ndërsa Provimi me Zgjedhje më 24 qershor. Versus.al

Poll