Live Updates /

27 mijë maturantë provohen në gjuhën e huaj! Tezat publikohen 20 minuta pas nisjes së testit! Ministria: Akt i shëmtuar, nuk cënon procesin

*Sot në orën 10:00 nisi provimi i gjuhës së huaj për 27 mijë maturantë në gjithë vendin. *Vetëm 20 minuta pas nisjes së provimit, në rrjetet sociale u publikuan tezat e testit të gjuhës së huaj ashtu siç tashmë ndodh prej vitesh në çdo provim të maturës. *I menjëhershëm qe edhe reagimi i ministrisë së Arsimit ku thuhej se “akti i shëmtuar” nuk cënon integritetin e procesit apo punën e mijëra mësuesve të angazhuar. *Për herë të parë këtë vit, ka patur edhe teste të personalizuara për 140 maturantë të cilët janë me aftësi të kufizuara, ndërsa testet do të korrigjohen nga më shumë se 640 mësues. Provimi pritet të zgjasë deri në orën 12:30.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Sot në orën 10:00 nisi provimi i gjuhës së huaj për 27 mijë maturantë në gjithë vendin. *Vetëm 20 minuta pas nisjes së provimit, në rrjetet sociale u publikuan tezat e testit të gjuhës së huaj ashtu siç tashmë ndodh prej vitesh në çdo provim të maturës. *I menjëhershëm qe edhe reagimi i ministrisë së Arsimit ku thuhej se “akti i shëmtuar” nuk cënon integritetin e procesit apo punën e mijëra mësuesve të angazhuar. *Për herë të parë këtë vit, ka patur edhe teste të personalizuara për 140 maturantë të cilët janë me aftësi të kufizuara, ndërsa testet do të korrigjohen nga më shumë se 640 mësues. Provimi pritet të zgjasë deri në orën 12:30.

2 Postime
1 DITE ME PARE

'Rituali' ndodh sërish, publikohen në rrjet fotot e provimit të maturës, ministria: Nuk cënon procesin!

27 mijë maturantë provohen në gjuhën e huaj! Tezat

Edhe këtë vit nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Është publikuar sërish testi i provimit të maturës që tashmë duket se është kthyer në një ‘ritual tradite’ pavarësisht se autoritetet arsimore u bëjnë thirrje maturantëve të lënë telefonat në shtëpi.

Në faqet online, janë nxjerrë fotot e testit të gjuhës së huaj. Ndërkohë që ka ardhur edhe reagimi nga ministria e Arsimit që pretendon se një gjë e tillë nuk e cënon procesin e provimit.

27 mijë maturantë provohen në gjuhën e huaj! Tezat
Fotot e provimit

Reagimi i plotë nga ministria:

Publikimi i tezës pas nisjes së provimit, nuk cënon procesin e Maturës Shtetërore

Ministria e Arsimit dhe Sportit siguron maturantët, prindërit, mësuesit dhe gjithë publikun e gjerë se provimi i gjuhës së huaj, i Maturës Shtetërore 2025, po zhvillohet në kushte të plota sigurie dhe në transparencë të plotë, sipas rregullores në fuqi duke garantuar standardet më të larta të testimit për 27 mijë maturantët në të gjithë Shqipërinë.

Ministria e Arsimit dhe Sportit sqaron maturantët, prindërit, mësuesit dhe gjithë opinionin publik se provimi i parë i Maturës Shtetërore 2025, gjuha e huaj, po zhvillohet sipas standardeve më të larta të sigurisë dhe transparencës, në përputhje me Rregulloren e Maturës Shtetërore.

Akti i shëmtuar i fotografimit dhe publikimit të tezës së provimit të maturës së lëndës gjuhë e huaj, pasi ka nisur provimi, nuk ndikon aspak në proces dhe nuk mund të hedhë poshtë punën e palodhur të mijëra mësuesve, administratorëve dhe punonjësve të strukturave arsimore në të gjithë vendin, që kanë punuar prej muajsh me përkushtim për mbarëvajtjen e këtij procesi.

Ministria e Arsimit dhe Sportit dënon me forcë çdo akt që synon të dëmtojë besueshmërinë dhe integritetin e Maturës Shtetërore, duke theksuar se çdo përpjekje për të prishur mbarëvajtjen e procesit të provimeve do të trajtohet me rigorozitet, sipas rregullores në fuqi.

Ministria e Arsimit dhe Sportit siguron se provimi po zhvillohet me standardet më të mira, duke i dhënë mundësi maturantëve të tregojnë aftësitë dhe kompetencat e përfituara gjatë viteteve të studimit.

Këto standarde janë garantuar nga strukturat arsimore në çdo hallkë të procesit: Nga hartimi i testeve me profesionalizëm dhe siguri të plotë, deri te përgatitja dhe certifikimi i personelit administrativ. Janë kryer konsultimet në shkolla, testet model të shpërndara nga Qendra e Shërbimeve Arsimore që në muajin janar, zhvillimi i para-testeve në shkolla si dhe mbështetja psikologjike për përballimin e stresit të provimeve, si masa që kanë shoqëruar përgatitjen për Maturën 2025.

Kemi forcuar vit pas viti edhe elementët teknikë të kontrollit, përfshirë kamerat e sigurisë, rregullat për hyrje-daljet dhe standardet e administrimit, duke synuar një ambient të qetë dhe të përshtatshëm për çdo nxënës.

Për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, prioritet mbetet suksesi i çdo maturanti dhe e drejta e gjithësecilit për të zhvilluar provimin në kushte të barabarta. Për këtë arsye, angazhimi ynë do të vijojë i pandalshëm për të garantuar një proces të drejtë dhe të ndershëm. Versus.al

1 DITE ME PARE

Matura 2025/ 27 mijë maturantë i nënshtrohen sot provimit në gjuhën e huaj

27 mijë maturantë provohen në gjuhën e huaj! Tezat
Ditën e sotme mbi 27 mijë nxënës maturantë i nënshtrohen provimit të njohurive të mësuara përgjatë këtyre viteve në Gjuhën e Huaj. 

Provimi nis në orën 10:00 dhe si rregull zgjat jo më shumë se 2 orë e 30 minuta. Maturantët do të paraqiten në orën 08:30 në shkollat përkatëse të pajisur me kartë ID ose pasaportë. 

Është e ndaluar kategorikisht mbajtja e një celulari, madje dhe më herët autoritetet u kanë bërë thirrje maturantëve që t'i lënë celularët në shtëpi.

Më 10 qershor maturantëve u duhet të testohen në Gjuhën Shqipe, më 17 qershor në matematikë dhe më 24 qershor në Provimin me Zgjedhje në një lëndë që ata e përzgjedhin. 

Të gjitha provimet fillojnë në orën 10:00 dhe përfundojnë në orën 12:30.

Për orientimin dhe përgatitjen e maturantëve, testet model për provimet e ardhshme janë shpërndarë shumë më herët në të gjitha shkollat, duke i orientuar nxënësit për formatin dhe kërkesat e provimeve në mënyrë që ata të jenë sa më të përgatitur për provimet e Maturës.

Procesi i hartimit, administrimit dhe vlerësimit të testeve do të realizohet nga Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA), duke siguruar standardet më të larta të transparencës dhe korrektësisë. Versus.al

Poll