
Elbasan- Policia ka arrestuar në Prrenjas një 37 vjeçar të identifikuar si Valmir Polisi.
Ky i fundit ishte i dënuar me vendim të Gjykatës së Posaçme me 9 vite burg për trafik droge e grup kriminal. Ai fshihej në fshatin Pishkash, ndërkohë që kishte për të kryer edhe 4 vite e 7 muaj burg.
Materialet proceduriale i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme. Versus.al

