AKTUALITET /

Futën një kamion me mallra ushqimore nga Greqia me dokumente false, 6 zyrtarë në hetim! Mes tyre edhe drejtori i Përgjithshëm i Hetimit Doganor

Gjithashtu, ka nisur hetimi edhe për drejtorin e Përgjithshëm të doganës dhe dy të tjerë me detyrë specialistë për Hetimin Doganor, për shkak se nuk njoftuan prokurorin për shkeljet e 3 doganierëve.

Shkruar nga Versus

Futën një kamion me mallra ushqimore nga Greqia me dokumente false, 6

Drejtoria e Antikontrabandës ka kryer një aksion në degën e doganës Kapshticë, duke goditur një rast kontrabande me vlerë qindra mijë euro. Në mbrëmjen e datës 15 prill është ndaluar një trailer me peshë 40 tonë, me produkte ushqimore, të cilat nuk ishin deklaruar në doganë, nuk kishte elementë sigurie dhe përdorën dokumente të falsifikuara.
Në bashkëpunim me drejtorinë e Policisë vendore Korçë, drejtoria e Antikontrabandës ka referuar në prokurori subjektin, shefin e turnit dhe doganierët e doganës, Vasfi Toska, Erjon Gozhdari dhe Anxhela Elezi për kontrabandë dhe shpërdorim detyre.

Gjithashtu, ka nisur hetimi edhe për drejtorin e Përgjithshëm të doganës dhe dy të tjerë me detyrë specialistë për Hetimin Doganor, për shkak se nuk njoftuan prokurorin për shkeljet e 3 doganierëve.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, ndaj shtetasve:

V. T., 49 vjeç, banues në Korçë;

E. G., 45 vjeç, banues në Tiranë;

A. E., 39 vjeçe, banuese në Korçë.

Procedimi penal filloi pasi këta shtetas, me detyrë doganierë në Doganën e Kapshticës, dyshohen se më datë 15.04.2025, nuk kanë kryer praktikat doganore për kalimin e një kamioni që transportonte mallra ushqimore, duke e regjistruar këtë ngarkesë me dokumente të dyshuara si të falsifikuara.

Gjithashtu, po nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Korçë, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për të njëjtën vepër penale “Shpërdorimi i detyrës”, ndaj shtetasve:

D. D., 38 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Drejtor i Hetimit Doganor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave;

G. T., 58 vjeç, dhe K. K., 26 vjeç, të dy banues në Tiranë, me detyrë specialistë për Hetimin Doganor në të njëjtën drejtori.

Procedimi penal ndaj tyre filloi pasi, më datë 15.04.2025, rreth orës 22:00, janë njoftuar për rastin e falsifikimit të dokumenteve, të konstatuar në afërsi të PPK Kapshticë nga shërbimet e Antikontrabandës. Pavarësisht marrjes së këtij njoftimi, këta shtetas nuk kanë informuar Prokurorin e gatshëm apo strukturat për hetimin e krimeve pranë DVP Korçë deri në orën 15:00 të datës 16.04.2025 (pas më shumë se 15 orësh), duke sjellë pasoja të rënda për hetimin e këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Tags:

hetim dogana

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: