AKTUALITET /

“Gërdeci”/ Shtyhet sërish seanca, Mediu për herë të dytë në SHBA! Zamira Durda: Kërkoj drejtësi prej 17 vitesh

Gjithashtu, edhe gjyqtarja Irena Gjoka u tërhoqi vëmendjen avokatëve mbrojtës të Fatmir Mediut.

Shkruar nga Versus
“Gërdeci”/ Shtyhet sërish seanca, Mediu për herë
Fotomontazh: Fatmir Mediu dhe Zamira Durda, nëna e 7 vjeçarit të vrarë nga shpërthimi në Gërdec, më 15 mars 2008

Është shtyrë për në datë 7 prill seanca gjyqësore në GJKKO në ngarkim të ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu mbi tragjedinë e Gërdecit ku 26 persona humbën jetën si pasojë e shpërthimit të fabrikës së demontimit të armëve.

Shkak për shtyrjen e seancës u bë mungesa e Mediut për shkak të një ftese që i ishte bërë për të qenë i pranishëm në Kongresin Amerikan. Prokurori i SPAK, Klodian Braho e quajti të pajustifikuar mungesën.

Ndërsa gjyqtarja Irena Gjoka, vendosi shtyrjen e seancës duke i tërhequr vëmendjen avokatëve mbrojtës të mediut i cili nga data 24 mars deri më 1 prill është i ftuar në Kongresin e SHBA. Ndërsa kjo është e dyta herë radhazi që seanca në GJKKO shtyhet për shkak se Mediu ndodhet në SHBA. 

Zamira Durda, nëna e një 7 vjeçari që humbi jetën si pasojë e shpërthimit u shpreh për mediat se procesi po zvarritet dhe se ende nuk ka gjetur drejtësi edhe pas 17 vitesh. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: