AKTUALITET /

Gjendet i pajetë një person në Vlorë, dyshohet se u grabit në banesë dhe më pas u vra

I moshuari 68 vjeçar u gjet i zhveshur brenda banesës ku dyshohet se kanë hyrë grabitësit.

Shkruar nga Versus
Gjendet i pajetë një person në Vlorë, dyshohet se u grabit
Foto nga vendngjarja

Vlorë- Një i moshuar është gjetur i vdekur brenda banesës së tij në lagjen “10 korriku”.

Policia dyshon se 68 vjeçari Bashkim Durmishi është grabitur dhe më pas është vrarë. Efektivët e gjetën të zhveshur pranë derës së një prej dhomave.

Raportohet se viktima ka shenja të goditjes me send të fortë në nofull. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rastit. Policia po bën kërkime në hyrje të qytetit për kapjen e autorit/ve. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: