Trupi i pajetë është gjetur mesditën e sotme në një godinë publike në zonën e Shijakut.
Bëhet fjalë për 40-vjeçarin me inicialet K. H., i cili është gjetur i vdekur.
Policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen.
Deri më tani thuhet se në trupin e pajetë të 40-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Shijak/ Informacion paraprak
Rreth orës 16:05, në Shijak, në një godinë të braktisur, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi K. H., rreth 40 vjeç, banues në Shijak.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.







