AKTUALITET /

Gjendet një trup i pajetë pranë shkollës 9 vjeçare në Tiranë

Në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Shkruar nga Versus

Gjendet një trup i pajetë pranë shkollës 9 vjeçare

Tiranë- Një trup i pajetë u gjet sot pranë shkollës 9-vjeçare “Andrea Stefani” në zonën e Laprakës.

Viktima i gjinisë mashkull, dyshohet të jetë një i moshuar që është larguar nga shtëpia së fundmi dhe vuante nga skleroza.

Sipas policisë, në trupin e 75 vjeçarit I.T nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja i ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave. Versus.al

Poll