Elbasan- Dy shtetas gjerogjianë janë shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet se kanë mashtruar në një pikë këmbimi valutor duke këmbyer 40 mln lekë false me 40 mijë euro.
Raportohet se në kërkim janë shpallur shtetasit gjeorgjianë L. R., 49 vjeç dhe L. P., 46 vjeç, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i monedhave”.
Ngjarja ka ndodhur më datë 1 qershor në pikën e këmbimit valutor të A.A. Policia vijon punën për kapjen e të akuzuarve. Versus.al








