AKTUALITET /

GJKKO pranon ekspertizë mjekësore për vlerësimin e gjendjes së Roven Zekës pas incidentit në paraburgim

Mbi bazën e përfundimeve të mjekëve do të vendoset edhe sa i takon kërkesës së personit nën hetim.

Shkruar nga Versus
GJKKO pranon ekspertizë mjekësore për vlerësimin e gjendjes
Roven Zeka

Gjykata e Posaçme ka caktuar ekspert mjekësor për të përcaktuar gjendjen shëndetësore të ish-shefit të konisariatit rrugor të Tiranës Roven Zeka, mbi kërkesën e bërë nga ky i fundit për tu liruar nga qelia për shkak ka dëmtuar legenin pasi është rrëzuar në paraburgim.

Mbi bazën e përfundimeve të mjekëve do të vendoset edhe sa i takon kërkesës së personit nën hetim.

Zeka u arrestua nga SPAK pasi dyshohet se ai dy vartësit e tij, Edison Tabaku dhe Sokol Novaku morën 2 mijë euro rryshfet për të favorizuar një drejtuese automjeti të përfshirë në një aksident. 

Më herët masa e arrestit në burg u la në fuqi nga apeli i GJKKO ndaj tij dhe oficerit Tabaku ndërsa shefi i hetimit të aksidenteve Novaku u lirua në arrest shtëpie për shkak të rrethanave familjare.Versus.al

Poll