AKTUALITET /

GJKKO vendos sot për fatin e Metës! Gjyqtari lë pushimet për të shqyrtuar kërkesën e tij

Meta kërkon lirinë me argumentin se hetimet janë përfunduar dhe se nuk mund të ndërhyjë për prishjen e provave.

Shkruar nga Versus

GJKKO vendos sot për fatin e Metës! Gjyqtari lë pushimet për

Sot rreth orës 10:00 pritet të nisë në GJKKO seanca ku do të shqyrtohet kërkesa e ish-presidentit Ilir Meta për lehtësimin e masës së sigurisë “arrest me burg”. Mësohet se për të shyqrtuar këtë kërkesë, gjyqtari i posaçëm Erjon Çela është kthyer nga pushimet pasi më herët gjyqtari Erjon Bani shpalli moskompetencën.

Ishte Kujtim Cakrani, avokati i Metës ai i cili kërkoi që çështja e masës së sigurisë të shqyrtohej nga gjyqtari që e ka ndjekur dosjen që prej fillimit, pra Erjon Çela.

Meta kërkon lirimin nga qelia ku qëndron që prej 21 tetorit të vitit 2024 me argumentin se tashmë hetimet janë përfunduar, është marrë i pandehur dhe nuk ka mundësi të ndërhyjë për prishjen e provave. Kreu i Partisë së Lirisë është marrë i pandehur për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, për çështjet që kanë të bëjnë me dosjen e lobimit të LSI në SHBA dhe aferën CEZ-DIA. Së bashku me të janë marrë të pandehur edhe ish-bashkëshortja Monika Kryemadhi, nëna e saj Fatime Kryemadhi dhe bashkëpunëtorët e tyre Pirro Xhixho e Ema Çoku. Versus.al

Poll