AKTUALITET /

Gjykata e Elbasanit i refuzoi lirimin para kohe, Safet Gjici ankimon vendimin në Apel

Shkruar nga Versus

Gjykata e Elbasanit i refuzoi lirimin para kohe, Safet Gjici ankimon vendimin

Ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici është ankuar në Apelin me Juridiksion të Përgjithshëm për vendimin e Gjykatës së Elbasanit që i rrëzoi vendimin për lirim para kohe.

Mbrojtësi ligjor Përparim Kulluri kërkoi nga gjykata caktimin e ekspertëve që të përcaktojnë gjendjen shëndetësore të klientit të tij, kërkesë e cila u pranua nga trupa e gjykimit.

Në seancën e radhës të datës 12 maj, në Apel pritet të paraqiten ekspertët dhe t’i japin gjykatës aktet e përgatitura, të cilat do të tregojnë ne rast se ish kryebashkiaku socialist është apo jo në gjendje të marrë trajtim të nevojshëm mjekësor në kushtet e burgut, apo nëse i rrezikohet jeta nga qëndrimi në qeli.

Safet Gjici është dënuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv nga Apeli i GJKKO. Ai u arrestua në muajin qershor të vitit 2023 dhe u dënua përfundimisht nga Apeli i Posaccëm në muajin qershor të këtij viti me 4 vite e 6 muaj burg, dënim i cili u reduktua në 3 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: