Gjykata e Tiranës ka refuzuar ankimin e prindërve të Brian Spahiut, të cilët kërkuan informacion mbi fazën ku ndodhen hetimet ndaj dentistes që trajtoi fëmijën e tyre, i cili ndërroi jetë në spital.
Dy prindërit e vogëlushit, Bledar dhe Ina Spahiu kërkuan ndërhyrjen e gjykatës për t’i detyruar prokurorin që t’i informojë për veprimet hetimore të ndërmarra.
Megjithatë, gjykata ka refuzuar kërkesën, duke argumentuar se familjarët e viktimës nuk kanë statusin e bashkë-ushtruesve të hetimeve të drejtuara nga prokuroria.
Në ankesën e tyre, familjarët kërkuan të njihen me rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore dhe të drejtojnë pyetje ekspertëve, të cilët, sipas tyre, janë pesë mjekë italianë që kanë kryer ekspertizën.
Ndërsa avokati i familjes, Jordan Daci, deklaroi se kërkojnë informacion mbi hetimet dhe emrat e ekspertëve për të bërë pyetjet e tyre.
"Ne kërkojmë informacion për hetimet dhe të njihemi me emrat e ekspertëve qe tu bëjmë pyetjet tona qofshin edhe italianë. Kërkojmë t’na jepen kopje të akteve qe nuk përbëjnë sekret , sepse nuk kemi përgjigje pse po zgjasin hetimet kaq gjatë dhe përse e kanë shmangur IML“, ka deklaruar avokati.
Ai shtoi: “Kërkojmë kopje të dokumenteve që nuk përbëjnë sekret, pasi nuk kemi marrë asnjë përgjigje pse hetimet po zgjasin kaq shumë dhe pse është shmangur Instituti i Mjekësisë Ligjore.”







