Në Gjykatën e Posaçme ka nisur seanca e radhës në themel për kryebashkiakun e arrestuar, Erion Veliaj dhe të pandehurit e tjerë të dosjes së tij hetimore. Në këtë seancë SPAK përfaqësohet nga prokurorët Altin Dumani dhe Ols Dado.
Ndërsa vetë kryebashkiaku nuk u paraqit në seancë. Megjithatë dërgoi si avokat ish-deputetin e PS, Plarent Ndrecën i cili në 2024-ën u mor i pandehur nga SPAK për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera.
Përveç Plarent Ndrecës që është pajtuar nga Erion Veliaj për mbrojtjen e tij, e pranishme është edhe avokatja e caktuar kryesisht, Valentina Todoresku. Versus.al

