
Fier- Një operacion kundër kontrabandës në rrjetin farmaceutik është zhvilluar ditën e sotme duke vënë në pranga 4 administratorë të 4 farmacive të ndryshme.
Janë arrestuar: Shezai Yzeiri, Anxhela Xhemali, Pleçe Byzyka, Tereza Plaka. Ndërsa një person tjetër është nën hetim. Gjatë kontrolleve u gjetën dhe sekuestruan 800 mijë lekë ilaçe kontrabandë.
Në farmacitë ku u zhvilluan kontrolle, u gjetën ilaçe pa pulla fiskale nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme. Versus.al







