
Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj, ka firmosur një urdhër për delegimin e kompetencave drejtuese, ndërkohë që ndodhet në masë arresti shtëpie së bashku me zëvendësdrejtoreshën Hava Delibashi.
Sipas urdhrit të datës 18 dhjetor 2025, Karçanaj ka transferuar kompetenca vendimmarrëse te disa drejtues të tjerë të AKSHI-t, duke përfshirë aspekte të drejtimit administrativ dhe funksionimit të përditshëm të institucionit.
Urdhri ka hyrë në fuqi menjëherë dhe parashikon që kompetencat e deleguara të ushtrohen deri në një vendim tjetër për shfuqizimin e tij.
Mirlinda Karçanaj, që duhej të garantonte sigurinë e sistemeve elektronike të shtetit shqiptar, por edhe të pajisjeve të NATO-s e BE-së, rezulton të ketë qenë personi kyç që ndihmonte në përfitimin e miliarda lekëve tendera për biznesmenin e shpallur në kërkim Ergys Agasi./Versus.al

