AKTUALITET /

VIDEO/ Ekuador, ushtria vret një anëtarë ‘Los Choneros’, shpëton 5 pengje, dy prej tyre shtetas shqiptarë

Gjatë shkëmbimit të zjarrit, u qëllua dhe një anëtar i dyshuar i “Los Choneros”, i cili u vra në vendngjarje. Gjithashtu, katër persona të tjerë u arrestuan gjatë operacionit.

Shkruar nga Versus
VIDEO/ Ekuador, ushtria vret një anëtarë ‘Los
Pamje nga operacioni

Një operacion i përbashkët ushtarak dhe policor në zonat Rinconada dhe Ayampe, në provincën Santa Elena të Ekuadorit, ka çuar në shpëtimin e dy shtetasve shqiptarë dhe tre qytetarëve ekuadorianë.

Personat e shpëtuar ishin mbajtur peng në një fermë, e cila dyshohet të kishte shërbyer si bazë operacionale për grupin kriminal “Los Choneros”.

Operacioni nisi në orët e para të mëngjesit, duke përfunduar me përplasje të zgjatur të armatosur midis forcave të sigurisë dhe trafikantëve të drogës.

Gjatë shkëmbimit të zjarrit, u qëllua dhe një anëtar i dyshuar i “Los Choneros”, i cili u vra në vendngjarje. Gjithashtu, katër persona të tjerë u arrestuan gjatë operacionit.

Gjatë kontrollit të zonës, u sekuestruan armë të rënda, përfshirë katër pistoleta dhe 74 fishekë 9 mm, si dhe disa telefona celularë. Gjithashtu, u gjet një paketë me lidhëse plastike, e dyshuar se është përdorur për lidhjen e pengjeve.

Personi i vrarë ende nuk është identifikuar zyrtarisht, por besohet të ketë qenë anëtar aktiv i grupit kriminal “Los Choneros”, i njohur për dhunën dhe aktivitetet e paligjshme në rajon.

Autoritetet ekuadoriane nuk kanë bërë të ditur identitetin e dy shqiptarëve të shpëtuar, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrëmbjen dhe për të identifikuar lidhjet ndërkombëtare të grupit kriminal./ Versus.al

Pamje nga operacioni:

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: