Qarkullimi në rrugën Librazhd-Qafë Thanë vijon të jetë i bllokuar në njërën korsi për shkak se guri i madh që ka bllokuar aksin, ende nuk është zhvendosur. Në rrugën e cila ishte e bllokuar për 8 orë ditën e djeshme, sot mund të shkëmbehen dy automjete, por jo të tonazhit të rëndë.
Ditën e djeshme, ekipet punuan me orë të tëra për të shembur totalisht faqen e malit në mënyrë që të mos kishte rrezikshmëri të tjera pas hapjes së qarkullimit të mjeteve.
Teksa qëndruan 8 orë të bllokuar gra fëmijë e të moshuar, policia u rekomandoi drejtuesve të automjeteve që të përdornin aksin rrugor Maliq-Lozhan-Moglicë-Gramsh-Elbasan për të udhëtuar drejt Tiranës. Versus.al

