Vlorë- Policia ka regjistruar procedim penal ndaj David Danos, 27 vjeçarit i cili hyri me forcë në sallën ku zhvillohej mbledhja e këshillit bashkiak.
Pamjet e mbledhjes u bënë shpejt virale ku tregohej momenti kur i riu hyri me forcë në sallë dhe u kërkoi këshilltarëve që t’i zgjidhnin problemin e banesës së prishur për rrugën transballkanike, për të cilën ende nuk kishte marrë dëmshpërblimin që i takonte.
Kallëzimi ndaj tij është bërë nga punonjësja e policisë bashkiake e cila ndodhej në sallë në momentin kur ndodhi ngjarja. Versus.al







