Fier- Një 65 vjeçar është arrestuar nga policia e Lushnjës pasi qëlloi me armë zjarri pronarin e ambientit ku shkoi për të vedhur.
I moshuari D.D kishte hyrë gjatë natës për të vjedhur në kasollen e F.M 66 vjeç. Kur ky i fundit e kishte pikasur, autori e kishte qëlluar me armë zjarri.
Për pasojë, pronari i banesës u dërgua në spital për të marrë ndihmë mjekësore pasi u plagos nga të shtënat me armë zjarri. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme. Versus.al








