
Gjykata e Posaçme ka lënë në arrest shtëpie, Pandeli Bozhajn, babain e kandidates së PSD Limonera Bozhaj pasi u kap duke blerë vota për të bijën
Vetë kandidatja ishte e pranishme në seancën ku u konfirmua masa e arrestit për të atin, por mohoi që akuzat të jenë të vërteta.
“Nuk jemi përfshirë në gjëra të tilla, kështu që koha do ta provojë edhe këtë”- u shpreh Bozhaj.
Pandeli Bozhaj i njohur edhe si Agrim Brahimllari u arrestua nga policia për krime zgjedhore në një qendër votimi të Fierit, ku edhe vajza e tij kandidonte për ligjvënëse nën siglën e Partisë Social Demokrate. Versus.al







