AKTUALITET /

I biri i Piro Milkanit falenderon stafin e QSUT-t: I shërbyen me përkushtim

Djali i regjisorit të njohur shqiptar, Piro Milkani, ka shprehur publikisht mirënjohjen ndaj stafit mjekësor të QSUT-së, për kujdesin dhe përkushtimin që treguan gjatë ditëve të fundit të jetës së të atit.

Shkruar nga Versus

I biri i Piro Milkanit falenderon stafin e QSUT-t: I shërbyen me

Djali i regjisorit të njohur shqiptar, Piro Milkani, ka shprehur publikisht mirënjohjen ndaj stafit mjekësor të QSUT-së, për kujdesin dhe përkushtimin që treguan gjatë ditëve të fundit të jetës së të atit.

Përmes një postimi emocional në rrjetet sociale, Eno Milkani thekson mbështetjen e jashtëzakonshme që morën jo vetëm si familjarë, por edhe si qytetarë, duke nënvizuar humanizmin dhe profesionalizmin e mjekëve dhe infermierëve.

“Piro iku. Por në 10 ditët e fundit, ata që i qëndruan më pranë ishin mjekët dhe infermierët e spitalit në QSUT. I shërbyen me përkushtim, jo vetëm atij, por edhe çdo pacienti tjetër që ndodhej aty. Doja t’i përqafoja dhe t’ju puthja duart këtyre profesionistëve, të cilët çdo ditë lehtësojnë shqetësimet dhe dhimbjet e familjarëve. Shpresoj të mi lexojnë këto fjalë zemre, sepse shpeshherë, kur nuk i kemi në nevojë, duket sikur i harrojmë. Djem e vajza të rinj në moshë, njerëzorë në komunikim dhe hyjnorë në shërbim. Ju falënderoj!”, shkruan ai.

Një ditë më parë, në një intervistë për mediat, Eno Milkani tregoi se i ati kishte ruajtur optimizmin deri në fund, pavarësisht gjendjes së rënduar shëndetësore. “E ndjente veten të realizuar. Thoshte gjithmonë se e kishte provuar skenarin dhe aktrimin. Kishte rënie të funksioneve jetësore, por besimi i tij se do të shërohej nuk u shua asnjë çast. Inkurajonim njëri-tjetrin. Në tre ditët e fundit reagonte shumë pak, derisa u shua dje,” tregoi ai.

Sipas tij, një nga filmat më të dashur për Piro Milkanin ishte "Zonja nga Qyteti", ndërsa kishte një bindje të fortë se të rinjve duhet t’u jepet më shumë hapësirë për të krijuar filma, pasi vetëm përmes kultivimit mund të mbijetojë kinematografia shqiptare.

Regjisori i shquar u përcoll për në banesën e fundit mesditën e së dielës, në një ceremoni private, ku morën pjesë familjarë, kolegë dhe miq të tij të afërt. Kontributi i Piro Milkanit mbetet një gur themeli në historinë e artit shqiptar — i jashtëzakonshëm dhe i paharrueshëm. Versus.al

Poll