AKTUALITET /

I biri vra* bashkëshorten dhe veten në Francë, flet nëna e 36-vjeçarit nga Korça: E bëri për dashuri!

Shkruar nga Versus
I biri vra* bashkëshorten dhe veten në Francë, flet nëna e
Foto montazh: E ëma e viktimës, Anjeza Zeneli dhe Andon Janaqi

Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin Brest në Francë, ku një çift shqiptarësh, Andon Janaqi dhe Anjeza Zeneli, nga Liboniku, u gjetën të vdekur në banesën e tyre.

Pasditen e së enjtes, policia lokale u njoftua për të shtëna me armë zjarri në banesën e çiftit të bashkëshortëve.

Menjëherë mbërritën në vendin e ngjarjes ku dhe konstatuan trupat e pajetë të burrit dhe gruas, përkatësisht 36 dhe 30 vjeç.

Çifti ishin prindër të dy djemve dhe prej katër vitesh jetonin në Francë. Lidhur me këtë tragjedi ka folur së fundmi nëna e Andonin, 36-vjeçarit i cili ndërmori aktin ekstrem duke vrarë bashkëshorten e tij dhe më pas veten.

Për Euronews, ajo ka rrëfyer se i biri e donte shumë gruan e tij, mirëpo përgjatë kohëve të fundit kanë pasur debate me njëri-tjetrin.

E pyetur nëse ka komunikuar me familjarët e 30-vjeçares, nëna e Andonit u shpreh se nuk kanë pranuar të flasin me të.

Nëna e Andonit: Janë me karta franceze, këto kohët e fundit nuk e di si u bë ky muhabet për djalin. Dua ndihmë që të më sjellin trupin e djalit, me një rrogë të vogël jam, çupën e madhe e kam me të meta mendore.

Dua nevojën e shtetit. Me familjen e nuses nuk kam folur. Me çfarë surrat më merr mua më thanë. Falje nuk i kërkoj se këtë më tha, ti nuk ke fytyrë të më flasësh mua. Evlat ajo, evlat unë. Ai e bëri për dashuri se e deshte shumë.

Është plagë si për atë dhe për mua. Edhe për fëmijët që mi la rrugëve. Probleme ka, iku djali, mi la fëmijët. Me një vajzë me të meta mendore. E kisha të mrekullueshëm atë bir, nuk e di pse e bëri këtë gjë. Pyet Lavazhin poshtë në Libonik çfarë djali kisha unë, të pyesësh njëherë çfarë djalë kisha unë.

Me llogjikë, punëtor, nuk prishte me asnjë gojë. E kisha djalë të shkëlqyer”, ka rrëfyer ajo, teksa ndër të tjera i ka bërë apel shtetit që ta ndihmojnë për të sjellë trupin e të birit pasi gjendja e tyre ekonomike nuk është e mirë dhe nuk ka mundësi.

Poll