AKTUALITET /

I maskuar, momenti kur 32-vjeçari shqiptar hedh në erë diskotekën në Greqi

Policia ka identifikuar gjithashtu një 44-vjeçare greke si bashkëpunëtore, pas arrestimit të dy shqiptarëve të enjten në Keratsini.

Shkruar nga Versus

I maskuar, momenti kur 32-vjeçari shqiptar hedh në erë

Një person tjetër është përfshirë në hetimin e Policisë për  shpërthimin në  diskotekën Jacky.O më 7 tetor 2025 në Ilisia.

Bëhet fjalë për një grua, e cila sipas informacioneve është identifikuar.

Siç dihet, dy shqiptarë janë arrestuar tashmë për incidentin , të njohur për Autoritetet nga përfshirja e tyre në raste të mëparshme.

Sipas ELAS, këta janë dy vëllezërit Blerim Buci 41 vjeç dhe Besmir Buci 32 vjeç  të cilët u arrestuan në Keratsini të enjten, më 22 janar.

Ndaj tyre është ngritur një padi për organizim kriminal, shpërthim, prodhim dhe posedim eksplozivësh, dëmtim të pronës së tjetrit dhe shkelje të tjera të rënda.

Çështja përfshin edhe një grua 44-vjeçare greke, e cila akuzohet për bashkëpunim në shpërthim dhe sigurimin e automjetit të përdorur për arratisje.

Sipas Policisë helene, 32-vjeçari e ka vendosur dhe aktivizuar pajisjen, dhe më pas ka hipur në automjetin ku po e priste vëllai i tij ndërsa është publikuar edhe një video e këtij momenti, ku autori i krimit mbulon tiparet me maskë dhe mban kapuç, ndërsa në njërën dorë ka telefonin celular dhe në dorën tjetër qesen prej letre ngjyrë kafe që përmbante mjetin shpërthyes. (VIDEO)

Në të njëjtën kohë, u publikua një video e momentit të shpërthimit në diskotekë, e regjistruar nga një kamera sigurie në një biznes aty pranë.

Përveç kësaj, gjatë hetimeve, u gjetën dhe u konfiskuan telefona celularë, një thikë, veshje dhe një pajisje me telekomandë.

 Veç akuzës për shpërthimin me eksploziv, ndaj vëllezërve Buci ishte aktiv një urdhër arresti për shkelje të kushteve kufizuese të qëndrimit, grabitje, si dhe shkelje të ligjeve mbi armët.Përshtati në shqip Versus.al

Poll