AKTUALITET /

Abuzimi me fondet dhjetëra mln euro të IPARD, SPAK merr në pyetje për disa orë ish-ministren Frida Krifca

Burime bëjnë me dije se Krifca është pyetur si person në dijeni.

Shkruar nga Versus

Abuzimi me fondet dhjetëra mln euro të IPARD, SPAK merr në pyetje

Ish-ministrja e Bujqësisë Frida Krifca ka dhënë dëshmi për disa orë të martën e 18 Marsit në SPAK, për dosjen që po hetohet nga prokurori Klodian Braho mbi abuzimet me fondet e programit të IPARD. Paraqitja e saj ka ndodhur në orët e pasdites duke i “shpëtuar” vëmendjes së medias. Krifca është pyetur si person në dijeni teksa SPAK, ka shtuar ritmet e hetimit për këtë dosje. Më herët Reni Ashiku, një nga bashkëpunëtorët më të afërt të ish-ministres Krifca, u paraqit në Prokurorinë e Posaçme për t’u marrë në pyetje.

Burime pranë organit hetues bëjnë me dije se kjo është një dosje që po hetohet me prioritet dhe paralelisht me marrjen e dëshmive po mblidhen edhe prova të tjera rreth skamës së dyshuar abuzive. Procedimi nisi pas kallëzimit të Zyrës Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF), e cila evidentoi shkelje në administrimin e fondeve të destinuara për sektorin bujqësor në Shqipëri. Si pasojë e rekomandimeve të OLAF, Bashkimi Evropian vendosi të ndërpresë financimin përmes programit IPARD 3, duke bllokuar qindra miliona euro që ishin planifikuar si mbështetje për fermerët shqiptarë. Versus.al

Poll