
Lezhë- Policia ka zbardhur vjedhjen e ndodhur disa ditë më parë në shkollën “Besëlidhja”. Janë identifikuar 6 persona të cilët hynë në shkollë pas mesnate dhe vodhën në total 19 pajisje duke lënë të dëmtuara dyert e shkollës.
Pesë prej tyre rezultojnë të mitur dhe për këtë arsye u proceduan në gjendje të lirë. Ndërsa u arrestua 22 vjeçari A.B i cili dyshohet se i ka nxitur të miturit për të kryer krimin. 3 prej të miturve (15-17 vjeç) ishin nxënës të kësaj shkolle.
Pamjet e sigurisë tregojnë momentin kur të gjithë kanë hyrë në shkollë me kapuç në kokë dhe kanë marrë 16 laptopë, 2 video-projektorë dhe sistemin e kamerave qendrore. Versus.al

