AKTUALITET /

Abuzimi dhjetëra mln euro me fondet e IPARD, SPAK merr në pyetje të besuarin e ish-ministres Krifca

Shkruar nga Versus
Abuzimi dhjetëra mln euro me fondet e IPARD, SPAK merr në pyetje
Reni Ashiku

Reni Ashiku, njëri prej njerëzve më të besuar të ish-ministres së Bujqësisë Frida Krifca u mor sot në pyetje në SPAK lidhur me skandalin e abuzimit me fondet e IPARD. Ashiku është administrator i Converse Management Consulting (CMC).

Kujojmë se kallëzimi për abuzimet u bë nga Zyra Evropiane kundër Mashtrimit (OLAF) pas hetimeve mbi mënyrën sesi u administruan fondet për bujqësinë.

Me rekomandimin e OLAF, Bashkimi Evropian ndërpreu qindra milionë euro ndihma për fermerët shqiptarë nga program IPARD 3 pas hetimit mbi abuzimet në AZHBR për të cilat është e kallëzuar edhe ish-ministrja Krifca.

Çështja e fondeve IPARD mbetet një nga dosjet më të ndjeshme që lidhen me menaxhimin e fondeve të BE-së në Shqipëri dhe me përgjegjësinë institucionale për bllokimin e mbështetjes për fermerët. Versus.al

Poll