AKTUALITET /

Atentati ndaj Bujar Nasufit në Tiranë, gjendet i djegur motori që u përdor nga autori i ngjarjes

Motoçikleta, që është gjetur e djegur në zonën e quajtur 'Kodrat e Sharrës' dhe është çuar për ekspertizë

Shkruar nga Versus

Atentati ndaj Bujar Nasufit në Tiranë, gjendet i djegur motori që

Policia e Tiranës ka gjetur motomjetin që dyshohet se është përdorur nga autori i vrasjes së Bujar Nasufit.

Sipas njoftimit të policisë gjatë krehjes së zonës motomjeti i djegur u gjet në vendin e quajtur 'Kodra e Sharrës'. 

Grupi hetimor po kryen veprime intensive për sekuestrimin e çdo prove që do ti shërbejë hetimit për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë

Në lidhje më ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme ku u vra me armë zjarri shtetasi B.N, ju informojmë se: Në vendin e quajtur “Kodrat e Sharrës” gjatë krehjes së zonës, shërbimet e Policisë kanë gjetur një motomjet të djegur, i cili dyshohet se i përket autorit.

Vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin ligjor të ngjarjes, si dhe po kryhen të gjitha veprimet hetimore përkatëse me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor po kryen veprime intensive për sekuestrimin e çdo prove që do ti shërbejë hetimit për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Bujar Nasufi, pronar i një dyqani mobiljesh, u ekzekutua mbrëmjen e kaluar teksa po hynte në shtëpinë e tij në zonën e Pallatit me Shigjeta. Aktualisht, hetuesit po shqyrtojnë një pistë që lidhet me konflikte familjare mbi çështje pronësie si një nga arsyet e mundshme që çuan në këtë vrasje./Versus.al

Poll