AKTUALITET /

Atentati ndaj Kevin Hajrullës, FNSH 'blindon' hyrjet dhe daljet e Vlorës

Kontrollet janë përqendruar për kapjen e personave të dyshimtë , me precedentë, por dhe për armëmbajtje pa leje

Shkruar nga Versus

Atentati ndaj Kevin Hajrullës, FNSH 'blindon' hyrjet dhe daljet e

Disa ditë pas atentatit të ndodhur në lagjen “24 maji” ku nga të shtënat me armë zjarri mbetën të plagosur dy persona, njëri prej tyre në gjendje të rëndë, policia vendore dhe FNSH e Fierit kanë blinduar hyrjet dhe daljet e qytetit.

Objektiv i kontrolleve është kapja e personave të dyshimtë me precedentë penalë dhe e atyre që mbajnë armë pa leje.

Ndaj makinës tip “Benz” të 30 vjeçarit Kevin Hajrulla u zbrazën karikatorë kallashnikovi me mbi 50 plumba në total, disa prej të cilëve e kapën në bark të riun. Ky i fundit është kushëriri i Inez Hajrullës të njohur ndryshe si “i forti i Vlorës”. Aktualisht Kevin Hajrulla po merr trajtim në spitalin e Traumës në Tiranë ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Deri më tani nuk ka asnjë person të arrestuar apo të dyshuar për atentatin e ndodhur. Autorët dyshohet të kenë qenë 3 persona të cilët dogjën automjetin në fshatin Panaja. Versus.al

Poll