Çfarë do të gjeni në brendësi
VIDEO/ Atentati në 'Çole' të Vlorës, makina e Kevin Hajrullajt e bërë shoshë nga plumbat
Dy persona kanë mbetur të plagosur në një atentat me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen 24 maj’ të qytetit të Vlorës.
Mësohet se kanë mbetur të plagosur Kevin Hajrulla dhe Armand Spahiu i plagosuri i dytë.
Ai është plagosur rastesisht, ka qenë tregtar i fruta perimeve aty pranë.
Siç edhe mund ta shikoni në videon e mëposhtme, makina ku ndodhej Hajrulla është bërë shoshë nga plumbat e kallashnikovit të lëshuara nga atentatorët.
I riu ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
VIDEO/ Atentati në Vlorë, plumbat ndaj Kevin Hajrullës, plagosin aksidentalisht një të ri që po shiste fruta
Vlora është tronditur nga breshëritë e kallashnikovit mbrëmjen e sotme, ku një i ri ka mbetur i plagosur.
Ai është 30 vjeçari Kevin Hajrulla, i cili është dërguar në spital, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij.
Por breshëritë e kallashnikovit të lëshuara nga atentatorët, kanë plagosur aksidentalisht dhe një të ri të identifikuar si Armand Spahiu 35 vjeç nga Roskoveci i cili punonte prej vitesh në Vlorë.
Në momentin e ngjarjes, ai po shiste fruta perime, në një dyqan pak metra larg vendit ku ndodhi dhe atentati.
Pas ngjarjes së rëndë, policia ka gjetur duke u djegur një makinë, në afërsi të fshatit Panaja.
EMRI/ Atentati në Vlorë, dy të plagosur në lagjen ‘Çole’, një makinë digjet në Panaja

Zbardhen detaje të reja në lidhje me atentatin në Vlorë.
Burime nga policia bënë të ditur se, bëhet fjalë për një atentat në lagjen ‘Çole’ të qytetit bregdetar, ku kanë mbetur të plagosur dy persona.
Një prej personave të plagosur është identifikuar si Kevin Hajrulla. Personi tjetër ende nuk dihet identiteti i tij.
Ndaj tyre është qëlluar me kashnikov.
Ndërkaq, një makinë është gjetur duke u djegur në afërsi të fshatit Panaja.
Atentat me armë në lagjen 'Çole' të Vlorës, një person i plagosur
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë mbrëmjen e sotme.
Burime nga policia thanë se, një person ka mbetur i plagosur pasi është qëlluar me armë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen 'Çole' në qytetin bregdetar.
Për momentin nuk dihen rrethanat e ngjarjes apo apo se kush është personi i plagosur dhe autorët.







