
Versus.al ka siguruar foton e 74-vjeçarit Hekuran Gjoni dhe 37-vjeçarit Asim Gjoni (babë e bir).
Hekuran Gjoni, dyshohet se vrau të birin me thikë pas një konflikti për motive të dobëta mbrëmjen e sotme në Tiranë, në rrugën ‘Ilia Shyti’ te Kodra e Priftit.
Mësohet se gjatë konfliktit, autori dhe viktima dyshohet se kanë qenë të dehur ndërsa prezentë kanë qenë edhe familjarë të tjerë.
Gjithashtu shkak për këtë ngjarjen, sipas dëshmisë që i moshuari Hekuran Gjoni ka dhënë në polici, kanë qenë talljet dhe ngacmimet e të birit Asim Gjoni, ndaj tij.
Viktima ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve.
E gjithë ngjarja ka ndodhur brenda banesës së tyre, ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Versus.al









