Live Updates /

E rëndë në Tiranë/ Babai vret me thikë të birin 37 vjeçar pas një konflikti të çastit, familjarët panë gjithçka

*Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbasdites e sotme në rrugën “Ilia Shyti”, te Kodra e Priftit, në Tiranë. *Shtetasi Hekuran Gjoni 74 vjeç ka goditur me thikë djali e tij shtetasin Asim Gjoni, 37 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën në spital. *E gjithë ngjarja ka nisur pas një konflikti të çastit mes 74 vjeçarit dhe djalit të tij për motive të dobëta *Ndërsa në dëshmitë e para të dhëna nga familjarët thuhet se mes të atit dhe të birit nuk ka pasur më parë konflikte

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbasdites e sotme në rrugën “Ilia Shyti”, te Kodra e Priftit, në Tiranë. *Shtetasi Hekuran Gjoni 74 vjeç ka goditur me thikë djali e tij shtetasin Asim Gjoni, 37 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën në spital. *E gjithë ngjarja ka nisur pas një konflikti të çastit mes 74 vjeçarit dhe djalit të tij për motive të dobëta *Ndërsa në dëshmitë e para të dhëna nga familjarët thuhet se mes të atit dhe të birit nuk ka pasur më parë konflikte

3 Postime
1 MUAJ ME PARE

I ndjeri babai i dy fëmijëve/ Vrau të birin me thikë, publikohet fotoja e 74 vjeçarit dhe e djalit të tij

E rëndë në Tiranë/ Babai vret me thikë të birin 37
Hekuran Gjoni në të majtë, në të djathtë Asim Gjoni

Versus.al ka siguruar foton e 74-vjeçarit Hekuran Gjoni dhe 37-vjeçarit Asim Gjoni (babë e bir).

Hekuran Gjoni, dyshohet se vrau të birin me thikë pas një konflikti për motive të dobëta mbrëmjen e sotme në Tiranë, në rrugën ‘Ilia Shyti’ te Kodra e Priftit.

Mësohet se gjatë konfliktit, autori dhe viktima dyshohet se kanë qenë të dehur ndërsa prezentë kanë qenë edhe familjarë të tjerë.

Gjithashtu shkak për këtë ngjarjen, sipas dëshmisë që i moshuari Hekuran Gjoni ka dhënë në polici, kanë qenë talljet dhe ngacmimet e të birit Asim Gjoni, ndaj tij.

Viktima ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve.

E gjithë ngjarja ka ndodhur brenda banesës së tyre, ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Versus.al

E rëndë në Tiranë/ Babai vret me thikë të birin 37
Asim Gjoni
E rëndë në Tiranë/ Babai vret me thikë të birin 37
Hekuran Gjoni

 

 

1 MUAJ ME PARE

Pamje nga vendngjarja/ Konflikt i çastit për motive të dobëta, zbulohen detaje të reja nga vrasja në Tiranë

E rëndë në Tiranë/ Babai vret me thikë të birin 37
Pamje nga vendngjarja

Detaje të reja kanë dal në dritë nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e sotme në në rrugën “Ilia Shyti”, te Kodra e Priftit,  në Tiranë, ku 74 vjeçari Hekuran Gjoni vrau të birin e tij Asim Gjoni, 37 vjeç.

E gjithë ngjarja ka nisur pas një konflikti të çastit mes 74 vjeçarit dhe djalit të tij për motive të dobëta ku më pas 74 vjeçari ka marrë thikën dhe ka goditur të birin, i cili ndërroi jetë në spital.

Autori është shoqëruar në komisariat ku dhe po merret në pyetje. Sipas të dhënave të para dyshohet se të dy kanë qenë të dehur në momentin kur dhe ka nisur konflikti, ndërsa prezent kanë qenë edhe familjarë të tjerë.

Në dëshmitë e dhëna nga familjarët thuhet se mes të atit dhe të birit nuk ka pasur më parë konflikte. Nuk dihet akoma se në çastin që ka ndodhur vrasja ka pasur familjarë të tjerë, por kanë qenë këto të fundit dhe spitali që kanë njoftuar policinë për ngjarjen./Versus.al

 

 

 

1 MUAJ ME PARE

E rëndë në Tiranë/ Babai vret me thikë djalin e tij, pranon krimin në polici (EMRAT)

E rëndë në Tiranë/ Babai vret me thikë të birin 37

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbasdites e sotme në rrugën “Ilia Shyti”, te Kodra e Priftit,  në Tiranë. Shtetasi Hekuran Gjoni 74 vjeç ka goditur me thikë djali e tij shtetasin Asim Gjoni, 37 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën në spital.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shoqëruar autorin në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Sipas burimeve për media dyshohet se të dy babë e bir kanë qenë të dehur, teksa në polici i moshuari ka pranuar se ka vrarë të birin.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 01.02.2025, rreth orës 18:50, tek Kodra e Priftit, në rrugën “Ilia Shyti”, në banesë, shtetasi H. Gj., rreth 74 vjeç, ka goditur me mjet prerës djalin e tij shtetasin A. Gj., 37 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën në spital.

Menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen, shërbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin e autorit në Komisariat për veprime të metejshme.


Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Versus.al

Poll