AKTUALITET /

Atentati në Fier, arrestohet autori i të shtënave ndaj nënë e bir! Në kërkim djali i tij

Shkak për atentatin është bërë një konflikt i mëparshëm mes dy të rinjve.

Shkruar nga Versus
Atentati në Fier, arrestohet autori i të shtënave ndaj
Fotomontazh: Policia në vendngjarje dhe momenti i arrestimit të Ali Cimilit

Ali dhe Afrim Cimili, babë e bir qëlluan dje me armë zjarri ndaj Suzana Mërnicës dhe djalit të saj Hysen Mërnica teksa këta të fundit qarkullonin me motomjet në fshatin Dërmenas.

Policia ka zbardhur ngjarjen dhe ka vënë në pranga 66 vjeçarin Ali Cimili ndërsa djali i tij është ende në kërkim.

Fillimisht u dyshua se Suzana Mërnica kishte mbetur e plagosur nga tështënat me armë zjarri, por rezultoi se as ajo dhe as djali i saj nuk kishin marrë plagë. Pas të shtënave me armë zjarri, 23 vjeçari Afrim Cimili duke përdorur makinën e tij ka përplasur motorin me të cilin qarkullonin nënë e bir të cilët mbetën të dëmtuar si pasojë e kësaj goditje.

Raportohet se shkak për këtë ngjarje kriminale është bërë një konflikt i mëparshëm mes dy djemve të rinj. Suzana Mërnica 50 vjeç dhe djali i saj Hysen Mërnica 26 vjeç, janë nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje, janë sekuestruar gëzhoja dhe prova që do i shërbejnë hetimeve të mëtejshme. Po ashtu janë sekuestruar tre celularë të autorëve.

Shënjestrat e këtij atentati, janë të afërm të Asllan Mërnicës, 23 vjeçarit i cili vrau me plumb në kokë efektivin Novruz Cenalia në ngjarjen e ndodhur në mars të vitit të kaluar. Versus.al

 
Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: