
Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli i marrë i pandehur nga SPAK për korrupsion zgjedhor, u paraqit sot në GJKKO për seancën e tij gjyqësore.
I shoqëruar nga avokatja e tij, Shkreli shihet i buzëqeshur teksa futet në perimetrin e godinës.
Sipas SPAK, Shkreli gjatë fushatës zgjedhore u ka premtuar shpërblime zgjedhësve të fshatit Stajkë nëse do të mbështetnin partinë Socialdemokrate të Tom Doshit.
Vetë kryeministri Edi Rama e paralajmëroi Shkrelin gjatë një takimi që "të mos luante me 2 porta". Pas këtij paralajmërimi të Ramës, ai u thirr në SPAK. Versus.al

