
Një 24 vjeçar nga Azerbajxhani humbi jetën ditën e djeshme pasi ra në kontakt me energjinë elektrike teksa kryente detyrën në Portin e Durrësit.
Për ngjarjen tragjike, Policia e Durrësit ka arrestuar kapitenin dhe inxhinierin e anijes ku ndodhi fatkeqësia.Në pranga ranë shtetasit A. Z., banues në Azerbajxhan, dhe shtetasin D. L., banues në Gjeorgji, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
“Në vijim të informacionit të dhënë më datë 07.12.2025, mbi humbjen e jetës së shtetasit nga Azerbajxhani, J. A., dyshohet pas rënies në kontakt me rrymën elektrike, gjatë punës në anijen ku ishte marinar, informojmë se në vijim të veprimeve procedurale dhe hetimore në lidhje me këtë rast, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan kapitenin dhe inxhinierin e anijes, përkatësisht shtetasin A. Z., banues në Azerbajxhan, dhe shtetasin D. L., banues në Gjeorgji, për veprën penale ‘Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë’”, thuhet në njoftimin e policisë. Versus.al

